Zbulohet çmimi e specifikat e Mercedes GLE Coupe të ri

Mercedes GLE Coupe i ri i cili është prezantuar në panairin e veturave në Frankfurt do të kushtoj 86 mijë euro.

Ky model është një version më sportiv e më elegant i GLE-së standarde, transmeton Koha.net. GLE Coupe për 39mm ka më të gjata boshtet si dhe është i gjerë 2,012mm, me rreth 7mm më shumë se sa modeli standard.

Mercedes pohon se GLE Coupe vetëm bagazhin e ka 655 litra ndërsa nëse ulëset e pasme shtrihen rritet deri 1,790 litra.

Fillimisht motorët që do të ofrohen me këtë model do të jenë 2 me gjashtë cilindra me naftë si dhe një me benzinë me pesë cilindra si dhe versioni gjysmë hibrid 48-volt me performanca sportive AMG.

Modeli bazë do të jetë GLE 350d, i cili vjen me një çmim prej 86 mijë euro. Ky version ka motorin 3.0 litërsh me gjashtë cilindra me naftë i cili prodhon 268 kuajfuqi, motor ky që vjen edhe me modelin 400d por që është më i përditësuar e që prodhon 325 kuajfuqi.

AMG GLE 53 sportiv i ri është më i shtrenjtë, me një çmim fillestar prej 96 mijë euro ndërsa përdor motorin 3.0 litërsh me gjashtë cilindra me benzinë gjysmë hibrid me 48-volt i cili prodhon 429 kuajfuqi dhe ka të gjitha rrotat aktive e nëntë marshe automatike.

Ky model super sportiv shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për 5.3 sekonda e atë maksimale 250 km/orë.