Vajza e Paul Walker ka një dedikim prekës për ditëlindjen e të atit

Paul Walker sot do mbushte 46 vite po të ishte gjallë.

Paul Walker ishte një nga karakteret më të dashura nga publiku tek filmi ‘Fast and Furious’ me rolin e tij Brian O’Conner, shkruan lajmi.net. Aktori i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2016 për shkak të një aksidenti me makinë, sot ka ditëlindjen dhe do mbushte 46 vite jetë po të ishte ende gjallë.

Në këtë ditë bija e tij Meadow ka publikuar një imazh nga vegjëlia me të atin e saj në Instagram ku ka shkruar “Gëzuar ditëlindjen tek shpirti më i dashur që unë do njoh ndonjëherë”.