Ushqimet që nuk duhet t’i ndani nga tryeza për të mbrojtur zemrën

Sëmundjet kardiake shkaktohen nga virozat e stinës së vjeshtës dhe të dimrit dhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve pasi mund të shkaktojnë vdekje të menjëhershme nëse nuk do të kurohen në kohë. Këto njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Kjo sëmundje që mund të mbartë pasoja fatale për jetën takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit dhe kërkon një trajtim të vazhdueshëm dhe sa më të rregullt mjekësorë.

Studiuesit kanë klasifikuar disa ushqime si aleate të sëmundjeve të zemrës. Sipas tyre, përdorimi i këtyre ushqimeve, që më së shumti janë fruta dhe perime siguron një zemër të “fortë” dhe një qarkullim të mirë të gjakut.

Shega- Lëngu i shegës është një mjet mjaft i mirë për të nxitur qarkullimin e gjakut. Përdorimi i këtij lëngu rekomandohet kryesisht tek personat që kanë probleme me sëmundjet e zemrës. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektinë, vitaminë C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm.

Ananasi- Ananasi është një tjetër frut që ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut sidomos për forcimin e kockave, pasi është shumë i pasur si frut me vitaminë C. Një studiues amerikan thotë që ai që ha 250 gram ananas në ditë, dhe kështu ai ka përmbushur domosdoshmërinë e duhur të asaj dite me vitamina.

Molla- Përdorimi i mollës ul në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mban konstante vlerat e sheqerit në gjak. Molla bën një ulje të dukshme të kolesterinës në gjak duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemoragjisë cerebrale. Më specifike për këto lloj sëmundjesh është molla e ngjyrës së gjelbër.

Fiqtë- Fiqtë kanë vlera shumë të mëdha për uljen e tensionit të lartë. Po ashtu, fiqtë rregullojnë kolosterinën në gjak. Fiku, është një burim fantastik i vitaminës B6, që nuk mund të gjendet lehtë. Gjithashtu, edhe njerëzit me mbipeshë, duhet të jenë përdorues të fikut. Fiku, përmban si frut, shumë kalium dhe është një ndihmë për tensionin e lartë.

Mandarinat- Mandarina ndikon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Në frutin e vogël me origjinë nga Kina, fshihen shumë veti. Ashtu si dhe portokallet, mandarinat përmbajnë shumë vitaminë C. Një mandarinë përmban 26 miligram vitamine C. Gjithashtu, një përmbajtje tjetër e saj, është Beta-Kriptoxantin, që pastaj në organizmin tonë kthehet në vitaminë A.

Hudhrat– Hudhrat janë një mbrojtje e madhe ndaj çdo lloj sëmundjeje zemre dhe për tensionin. Gjithashtu, hudhrat janë mjaft të efektshme për të ulur vlerat e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra, është vëne re që njerëzit që përdorin rregullisht hudhrën sëmuren shumë rrallë nga sëmundjet e zemrës apo të zorrëve.

Fasulja- Fasulja është një ushqim shumë i mirë për të gjithë diabetikët, pasi stabilizon vlerat e sheqerit (diabetit) dhe ul vlerat e kolesterinës. Përdorimi i 250 gramëve në ditë, ulin vlerat e kolesterinës në gjak, brenda 6 javëve në 10 për qind dhe duke u arritur kjo, ulet dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Bizelja- Bizelja ndihmon në uljen e koleterinës në gjak. Kjo ndodh për shkak të një përmbajtjeje në bizele në formën e një pigmenti. Bizelja, përmban shumë vitaminë C dhe kjo gjendet vetëm në bizelen e freskët dhe jo në atë të konservuar në të cilën humbin komplet vlerat e saj.

Vaji i ullirit- Vaji ullirit është një mrekulli për zemrën. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, të cilat në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Qumështi- Qumështi është një tjetër ushqim i mirë për sëmundjet e zemrës, por për të kuruar këto probleme rekomandohet ai pa yndyrë. Një gotë qumësht përmban 10 për qind yndyrë. Sidomos, nëse flasim për qumësht të mirëfillte nga bagëtia. Kjo yndyrë do të ndikonte në rrezikshmëri për bllokim arterieje.

Patatja- Patatja është një ushqim shumë i mirë për parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe më rëndësishmja ajo të mbron nga dëmet që ka shkaktuar nikotina si pasojë e pirjes së duhanit. Patatja përmban shumë vlera ushqyese si: kalori, potasium, karbohidrate, yndyrë, fibër, vitaminë C, karotinë, hekur, kalcium.

Spinaqi- Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të parit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit të prostatës, zorrëve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundjes së zemrës, goditjes në tru (pika në tru) dhe dementis (çmendurisë); zvogëlon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, folat, magnez dhe hekur.