U tha se është sëmurë, reagon Robert Berisha

Robert Berisha ka reaguar pas lajmeve ku u tha se është sëmurë.

Robert Berisha ditë më parë publikoi një imazh, ku u shfaq me aparat inhalues, shkruan lajmi.net. Pas kësaj, në medie qarkulluan lajme se këngëtari është sëmurë, por përmes një videoje ai sqaroi se nuk është asgjë shqetësuese.

Roberti thotë se është shëndoshë e mirë, ndërsa iu lutet medieve që të kenë kujdes me të tilla lajme, ngase mund t’i shqetësojnë familjarët.

Po ashtu, ai sqaroi se aparatin inhalues e merr kudo, që të inhalohet lidhur me kordet e zërit.