Trifle me mollë

Përbërësit:
2 molla
70 gr sheqer
lëng limoni
3 lugë gjelle shurup panje
6 biskota Savioardi
150 ml pana ëmbëlsirash
kanellë

Udhëzimet:
1 Në një tenxhere hidheni sheqerin, lëngun e limonit dhe mollët e prera në kubikë të vegjël.

2 Ziejini bashkë të gjitha derisa të zbuten mollët. Shtoni edhe pak kanellë.

3 Në gotë shtroni një rend mollë të ziera, sipër tyre hidhni shurup panje, këtë mbulojeni me biskotat e thërmuara dhe sipër tyre hidhni shtalpën e rrahur me mikser. Ju bëftë mirë./meshije.com