Tortelini me rikota, spinaq dhe pançetë

Përbërësit:
250 gr tortelini (me mbushje rikota & spinaq)
50 gr pançetë (të prerë kubikë)
100 gr spinaq
25 gr arra (të thërrmuara trashë)
30 gr rikota
30 gr djathë parmixhano (e grirë)
1/2 kokërr lëkurë limoni
1 kokërr lëng limoni
45 ml vaj ulliri
15 gr kripë
1 gr piper

Përgatitja:
1 Skuqni pançetën pa vaj në një tigan jo ngjitës derisa të marrë ngjyrë dhe të bëhet pak krokante në cepa. Pak para se të jetë gati, shtoni arrat dhe gatuajini bashkë me pançetën që të marrin dhe ato pak ngjyrë.
2 Në një tas përzieni lëkurën dhe lëngun e limonit, parmixhanon, kripën dhe piperin.
3 Ndërkohë, keni zierë në ujë me kripë tortelinit sipas udhëzimeve të ambalazhit. Kullojini tortelinit dhe shtoni në tas bashkë me spinaqin, pançetën, arrat, pak vaj ulliri, dhe përziejini.
4 Në fund shtoni rikotën dhe përziejini me kujdes. Kontrolloni shijen, dhe rregullojeni po të jetë nevoja. Shërbejini menjëherë të spërkatur me pak vaj ulliri dhe parmixhano të grirë./shije.al