Tortë me portokall

Përbërësit:
2 portokaj
6 vezë
1 lugëz pluhur pjekurinash
½ lugëz sodë bikarbonë
1 ¼ filxhan sheqer
2 filxhanë lajthi të bluara
½ filxhan kakao
½ lugëz kanellë
një fije kripë
sheqer pluhur

Përgaditja:
1 Portokajt vendosini në një enë mesatare dhe mbulojini me ujë.

2 Kur të ketë vluar uji, enën mbylleni me kapak dhe uleni temperaturën.

3 Portokajt ziejini për dy orë, derisa të zbuten.

4 Pastaj ftohini, ndajini përgjysmë dhe largojuni farat.

5 Furrën ngroheni në 180 gradë. Ndërkohë, portokajt bluajini derisa të shndërrohen në qull. Do të duhej të përfitonit një filxhan e gjysmë pure portokalli.

6 Shtojini përbërësit e tjerë, përvec sheqerit, dhe vazhdojeni bluarjen derisa të përfitoni një masë homogjene.

7 Masën e fituar zbrazeni në kallëpin adekuat dhe piqeni në furrën e parangrohur për 45 minuta ose më shumë, varësisht nga lloji i furrës.

8 Pas ftohjes, torten mund ta mbushni me fill sipas dëshirës suaj.

9 Spërkateni me sheqer pluhur e shërbejeni.Ju bëftë mirë./meshije.com