Super ushqimet për femra: Konsumoni këta artikuj për t’i parandaluar sëmundjet e ndryshme

Ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme për gjithsecilin, por ushqime të caktuara janë në veçanti të mira për problemet të cilat i prekin femrat – siç janë eshtrat e brishtë, shtatzënia, kanceri i gjirit, etj.

Megjithatë, ka disa “super ushqime” të cilat janë të pasura me vlera ushqyese dhe që u ndihmojnë femrave ta mbrojnë trupin.

Më poshtë jua sjellim disa prej ushqimeve më të shëndetshme për femrat.

Kale
Në kale gjenden të paketuara sasi të mëdha të vitaminës K, e cila bashkëpunon me kalciumin dhe vitaminën D për t’jua mbrojtur eshtrat.  Gjithashtu përmban edhe vitamina A dhe C.

Asparagus
Edhe asparagusi është i mbushur me vitaminë K. Përveç kësaj vitamine, gjithashtu është i mbushur edhe me foliat, i cili ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes.

Fasulet
Fasulet kanë shumë proteina dhe fibra. Ato e ulin shtypjen e gjakut, sheqerin në gjak dhe pulsin e zemrës.

Sardelet
Sardelet janë të mbushura me acide yndyrore të shëndetshme, vitaminë D dhe kalcium. Yndyrat e tyre omega-3 e përmirësojnë kualitetin e qumështit të gjirit.

Farat e lirit
Këto fara janë të mbushura me nutrientë të cilët ndihmojnë në uljen e rrezikut për disa lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit.

Arrat
Edhe arrat janë të mbushura me acide të shëndetshme yndyrore dhe mund ta parandalojnë kancerin.

Avokadot
Avokadot janë të mbushura me yndyrë – por me yndyrë të shëndetshme! Në fakt, studimet tregojnë se dietat e pasura me avokado ndihmojnë në largimin e dhjamit në bark, jua mbrojnë sytë dhe lëkurën.

Spinaqi
Foliati është miku juaj, e ky gjendet në spinaq. Rrjedhimisht, spinaqi i zvogëlon shanset e sëmundjeve mendore, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit në zorrë.