Si të rrisim vetëbesimin në çift?

Vetëbesimi është përbërësi bazë i karizmës dhe i tërheqjes personale që përfaqëson cilësinë e rëndësishme për të joshur partnerin. Të qenit tërheqës, magjepsës dhe i parezistueshëm në marrëdhënien në çift do të ishte pa dyshim më e lehtë nëse kemi siguri dhe besim në vetvete. Që të ndihesh mirë me dikë, njeriu ka nevojë të besojë në potencialet personale, dhe ajo që ka më tepër rëndësi është dashuria për veten që për pasojë sjell mirëqenien me tjetrin. Një pohim i saktë dhe i vërtetë për të pasur një marrëdhënie të lumtur dhe të gjatë.

Vetëbesimi rritet kur jemi në një marrëdhënie dyshe!

Për individin është shumë e shëndetshme të ketë një karakter të fortë dhe një vetëvlerësim të mirë që u reziston opinioneve dhe sjelljeve të të tjerëve, por në fakt nuk funksionon kështu. Po çfarë ndodh me vetëbesimin kur jemi në çift? Në këto raste, vetëbesimi mund të rritet apo të pësojë zbritje dhe kjo gjë varet nga partneri ynë, si dhe marrëdhënia që kemi ndërtuar.

Nëse ndihemi të barabartë me njëritjetrin, në lartësinë e duhur, superior apo jo… do të ishte bukur që në çift vetëvlerësimi të ishte në nivelin e tij optimal. Të ndjerit të dashuruar dhe të vlerësuar na bën të ndihemi mirë, të bukur, inteligjentë, të sigurt në vetvete dhe të dobishëm.

Kur kemi vetëvlerësim të kënaqshëm, do të thotë se gëzojmë një marrëdhënie të shëndetshme në çift dhe mbi të gjitha partneri na bën të ndihemi të dashuruar dhe të vlerësuar si në ditën e parë.