Shtrudel vjenez me peta të gatshme

Përbërësit:
1 pako peta të gatshme
1 kg molla të tharta
100 gr sheqer
50 gr gjalpë
kanellë
rrush i thatë/stafidhe
rum ose qumësht
akullore vanilje

Udhëzimet:
1 Petët spërkatini me gjalpën e shkrirë, e renditini njëra mbi tjetrën.

2 Mbi petët e spërkatura vendosini mollët, të cilat më parë i keni qëruar dhe prerë në kubikë të vegjël .

3 Spërkatini me sheqer, kanellë dhe me rrushin e thatë, i cili paraprakisht është mbajtur në rum ose në qumësht.

4 Pastaj, shtrudelin mbështilleni në formë roleje dhe vendoseni në tavën e lyer me yndyrë. Shpojeni në disa vende me rrëmojsë dhëmbësh, në mënyrë që gjatë pjekjes, të mos pëlcasë korja.

5 Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 30-40 minuta, derisa koret të marrin një ngyrë të artë.

6 Pas pjekjes, lëreni të ftohet e më pas para se ta shërbeni spërkateni me sheqer pluhur.

7 Shoqërojeni me akullore vanilje. Ju bëftë mirë./meshije.com