Shpejtësia e lartë të cilën e arrin Corvette C8

Brenda një kohe të shkurtër, ky Chevrolet arrin shpejtësi shumë të lartë

Chevrolet Corvette C8 është një makinë e fuqishme, me motorin 6.2 litra, që prodhon 495 kuaj fuqi, mirëpo deri më tani, nuk është bërë e ditur shpejtësia me të cilën mund të lëvizë, transmeton Telegrafi. Nëpërmjet një dokumenti të rrjedhur, është mësuar se shpejtësia lartë të cilën e arrin Corvette C8,  nga zero deri në 100 kilometra në orë, për tre sekonda. Kjo pasi për 1.1 sekonda të ketë arritur në 50 kilometra në orë.

Sipas këtij dokumenti, shpejtësinë deri në 160 kilometra në orë e arrin për 7.6 sekonda, ndërsa një çerek milje e kalon për 11.7 sekonda, duke u bërë kështu, më i shpejtë se C7 Z06.

Në këtë formë, Chevrolet Corvette C8 bëhet më e fuqishme se Toyota Supra dhe Dodge Challenger Hellcat, si një makinë shumë më e mirë.