Sallatë me file pule

Përbërësit:
1 sallatë e gjelbër
1 avokado
1 qepë e kuqe
1 tranguj
tomatina
magdanoz
file pule
bajame të pjekura
fara sezami
Për marinadën:
4 lugë gjelle vaj ulliri
3 lugë gjelle uthull balsamike
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë gjelle mjaltë
2 thelpinj hudhre
1 lugë çaji xhenxhefil i bluar
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:
1 Filenë e pulës priteni në copa të vogla dhe skuqeni mirë në tigan që nuk ngjit.

2 Pas skuqjes, largojeni mishin nga tiganiI dhe shtoni aty bajamet dhe farat e sezamit.

3 Sallatën e pastruar vendoseni në pjatën përkatëse, shtoni avokadon e prerë në fletëza, qepën e kuqe të prerë në rrathë, trangullin, domaten dhe magdanozin.

4 Shtoni mishin e pulës, bajamet e pjekura dhe farat e sezamit dhe në fund sallatën marinojeni me salcën e përgatitur. Ju bëftë mirë./meshije.com