Robert Berisha kundër Elvana Gjatës, habit me deklaratën e tij për këngën “Me tana”

Elvana Gjata, Arilena Ara dhe Robert Berisha janë emrat pjesëmarrës në festivalin e RTSH-së, shkruan GazetaBlic. Ky i fundit ka dhënë një një intervistë ku ka kritikuar ashpër dy këngëtarët, të cilat janë dhe emrat më të përfolur për të fituar.

Robert Berisha është shprehur se këngët e dy artisteve janë si për varrime.

“I kam dëgjuar këngët dhe po më vjen shumë keq ta them, por kam pritur më shumë prej Elvanës dhe Arilenës. Ishin këngë për varrime. Më vjen shumë keq se i kam kolege. Elvana gjithë jetën e saj ka patur këngë të mira, por kënga e festivalit nuk mu duk se i shkon Elvanës”, tha Roberti.

Ndërsa ka vlerësuar lart këngën e Era Rusit dhe Kastro Zizos.