Pse pushimet vetëm me partnerin janë idealet? Për këto arsye

Gjithmonë kam menduar se pushimet verore duan njerëz, sa më shumë njerëz, në mënyrë që t’i shijoja sa më shumë. Mirëpo, sivjet e kuptova që njeriu ka nevojë për pushime më të vetmuara, thjesht me partnerin, mbase jo çdo vit, por të paktën një herë në disa kohë duhet të pushoni vetëm me partnerin. Nëse largoheni vetëm ju të dy, këto ditë relaksi, do t’i shërbejnë për mirë edhe marrëdhënies suaj. Më besoni, që do t’i shijoni më shumë për këto arsye:

Do të shijoni praninë e njëri-tjetrit

Gjatë vitit, mbase nuk keni mundësinë të qëndroni me gjysmën tuaj më mirë për një kohë të gjatë vetëm, prandaj pushimet diku larg vetëm ju të dy do t’ju shijojnë pa masë.

Nuk do të keni shumë zënka

Edhe nëse do të keni ndonjë zënkë me partnerin gjatë pushimeve, me siguri pas 5 minutash do ta zgjidhni, mbase sepse nuk keni alternativë tjetër, duke qenë vetëm të dy. Pra, pajtimi pas një zënke vjen shumë shpejt dhe ju shijon më shumë.

Jo alternativa

Nëse shkoni për pushime me një grup të madh miqsh do të keni gjithmonë alternativa në mëngjes. Pse? Asnjëri nuk do të jetë në mendje me tjetrin dhe madje mund të ketë edhe hatërmbetje mes miqsh. Kjo gjë nuk ndodh shpesh me partnerin. Njëri është gjithmonë më tolerant se tjetri dhe çdo mosmarrëveshje zgjidhet më lehtë në çift sesa në grup. 

Më pak shpenzime

Shpenzimet për pushimët në çift ndonjëherë rezultojnë më të ulëta se ato me grupe të mëdha miqsh. Ndoshta “pesha” më e madhe i bie djemve, por gjithsesi, me pak kursime për dy persona mund t’ia dilni të pushoni mirë dhe më pak shpenzime.

E njihni më shumë partnerin

Gjatë pushimeve vetëm me partnerin njihni më shumë anë të tijat që më parë mbase nuk i dinit. Duke qenë 24 orë me të, bisedat janë të gjata dhe zbuloni gjëra vërtet ineresante për gjysmën tuaj më të mirë.

Edhe pse pushimet e verës për shumicën nga ju kanë mbaruar, reflektoni për ato të dimrit!