Për produktivitet dhe lumturi, dëgjoni tri këshillat e Richard Branson-it

Richard Branson beson se lumturia shpie në produktivitet, ndërkaq pengesat në biznes gjithmonë i sheh si mundësi dhe jo vetëm si sfida.

Ai tregon se idetë më të mira kompania e tij i merr duke folur me njerëzit dhe konsumatorët, transmeton Telegrafi.Mbi të gjitha, Richard Branson ka një teori interesante sa i përket suksesit: duke i ndihmuar njerëzit që ju rrethojnë, në vend se ta ndihmoni veten, ju keni më shumë mundësi të bëheni të shëndetshëm mendërisht dhe më të lumtur, e këto të dyja ju ndihmojnë të keni sukses në jetën personale dhe profesionale.

Ai ka shpjeguar tri mënyrat të cilat duhet t’i ndiqni për ta arritur këtë.

1: Gjeni kohë. Dita shumë shpejt përfundon dhe është shumë e rëndësishme të gjeni kohë për njerëzit më të rëndësishëm në jetën tuaj. Një drekë me familjarët ose një thirrje me kamerë mund të bëjë shumë ndryshim në lumturinë tuaj.

2: Dëgjoni të dashurit tuaj. Kur shpenzoni kohë me njerëzit që janë më të rëndësishmit për ju, bëni të ndihen të rëndësishëm dhe të vlerësuar duke i dëgjuar. Kur dikush ju flet, mos u ndalni dhe të pritni të përgjigjeni dhe t’i tregoni se si e gjithë historia e tyre lidhet me tuajën. Keni pak mëshirë dhe mendoni si po kalojnë dhe dëgjojeni me vete. Ky dëgjim nuk është për ju, është për ta.

3: Veproni. Posa ta kuptoni se çfarë po ndodh në jetën e dikujt, mendoni si mund të veproni për ta bërë të ndihet më mirë apo ta bëni të buzëqesh.