Për herë të parë blini orë dore? Ja çfarë duhet të dini që të mos gaboni

Ekzistojnë kritere të caktuara në zgjedhjen e orëve të dorës dhe, pos përshtatshmërisë, assesi nuk do të duhej të injorohen cilësia dhe dizajni.

Nëse dëshironi pikërisht këto karakteristika të orës, më të njohurat janë ato modele minimale të cilat do të jenë aleati juaj më i mirë në krijimin e stilit fenomenal, transmeton Telegrafi.

ORËT PËR RROBA FORMALE

Këto modele të orëve janë inspirim nga modelet e viteve ’50 dhe ’60 të shekullit të kaluar, dhe i karakterizojnë linjat e qarta të dizajnit, shpesh kanë dizajn numrash romakë dhe rripa lëkure më së shpeshti ngjyrë të zezë dhe të gështenjtë.

ORËT E ZEZA

Orët të cilat kanë ngjyrë të zezë të bazës, kopsa dhe rripat janë shumë elegante dhe i krijojnë stil unik secilit mashkull. Shumë bukur kombinohen si me rroba ashtu edhe me pjesë rrobash më komode dhe më së shpeshti inspirojnë meshkujt të cilët e duan natyrën.