Pasta me pulë dhe shparguj

Përbërësit:
450 gr pasta
5 lugë gjelle vaj ulliri
2 gjysma gjoks pule (pa lëkurë, pa kocka)
kripë
piper
1/2 filxhan lëng pule (pa shumë kripë)
1 tufë shparguj (të hollë, të prerë, të ndarë në mënyrë diagonale në copa nga 25 mm)
1 thelb hudhër (i prerë në feta të holla)
1/4 filxhan djathë parmezan
pluhur hudhre

Përgaditja:

  1. E vëmë të vlojë mbi zjarr një tenxhere të madhe me ujë të kripur lehtë. Shtojmë pastat  dhe i ziejmë, rreth 8 deri në 10 minuta. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë.
  2. Ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan të madh në temperaturë mbi mesataren. I përziejmë me mishin e pulës dhe i sezonojmë me kripë, piper dhe pluhur hudhre. I gatuajmë derisa pula të gatuhet mirë dhe të marrë ngjyrë kafe, për rreth 5 minuta.
  3. E vendosim pulën në një peshqir letre. Derdhim lëngun e mishit të pulës në tigan.
  4. Trazojmë së bashku shpargujt, hudhrën dhe një majë luge pluhur hudhre, kripë dhe piper. I mbulojmë dhe i ziejmë me avull derisa shpargujt të zbuten, rreth 5 deri në 10 minuta.
  5. E vendosim mishin e pulës në tigan dhe e ngrohim.
  6. Kaurdisim përzierjen e mishit të pulës me pastat dhe i përziejmë mirë. I lëmë rreth 5 minuta.
  7. I spërkasim me 2 lugë gjelle vaj ulliri, i trazojmë përsëri dhe pastaj i spërkasim me djathë parmezan./dickapozihet.com