Nuk ka konkurrencë: Charlize Theron tregon si bartet ngjyra më e popullarizuar e sezonit!

Fituesja e çmimit Oskar, Charlize Theron, është dukur absolutisht bukur e veshur me xhaketën e modelit modern ngjyrë portokalli.

Kjo ngjyrë, krahas së gjelbrës dhe ngjyrës pink, është moderne këtë vjeshtë.

Bukuroshja e Hollywoodit është fotografuar në Manhattan para daljes në ndejën e natës.

Image

Veshjen tërësisht të zezë e ka freskuar me xhaketën të cilën shkujdesur e ka hedhur mbi supe, gjë që veshjes së re i ka dhënë notë elegante.

Pantallonat e zi, fanella e zezë dhe këpucët ngjyrë të njëjtë perfekt janë përshtatur me xhaketën e portokalltë.

Charlize si duket ka vendosur të lozë me trendët e modës dhe të dalë nga kombinimet më të qeta në të cilat jemi mësuar nga ajo.

Që kur ka ndryshuar drastikisht imazhin, me shkurtimin e flokëve duket që është e gatshme edhe për ndryshim në sferën e modës.