Nga mëngjesi në darkë, modelet e çantave që vajzat e njohura kanë zgjedhur për vjeshtën

Kur është fjala për vjeshtën, ka pak veshje të cilat mund janë shumë komode e që mund t’i rezistojnë çdo sezoni. Natyrisht, më herët na tërheq një pallto, një fustan i rehatshëm sesa një veshje glam, e cila na krijon stres sa herë kemi dalë në një darkë.

Çanta është një aksesor shumë i rëndësishëm, i cili, gjithashtu si veshjet, është bërë më komode. Fatmirësisht, këtë vjeshtë dhe dimër, sekreti i çantave është te komoditeti. Dhe për këtë, dizajnerët e modës kanë propozuar çanta me material nga xhupat, të lehta e të rehatshme dhe ato me rripa për shpinë.

Nga Mansur Gavriel, te Phillip Lim dhe Tory Burch, në këtë kolazh, do të gjeni çantat më komode të këtij sezoni. Blogeret e njohura të modës e kanë zgjedhur dhe e kanë adhuruar këtë variant, i cili, mbi të gjitha, është rehati nga mëngjesi në darkë./Revista Class