Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 55 vjeçare

Vdes aktori i njohur në moshën 55 vjeçare.

Philip McKeon, aktori i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin “Alice”, ndërroi jetë të martën, tha një zëdhënës i familjes. Ai ishte 55 vjeç.

McKeon vdiq në Teksas pas një sëmundjeje të gjatë, tha Jeff Ballard në një njoftim për media, transmeton Indeksonline. McKeon gjithashtu ka punuar në stacionin radiofonik të Los Angeles ‘KFWB News 98’ për 10 vjet.
Ai më vonë u transferua në Wimberly, Texas, për të qenë më afër familjes dhe vitet e fundit u fokusua në punën në radio.

“Ne jemi të prekur në zemër dhe të shkatërruar për vdekjen e Phil. Sensi i tij i mrekullueshme i humorit, mirësisë dhe besnikërisë do të mbahet mend nga të gjithë.”

Aktori Charlie Sheen gjithashtu reagoi për vdekjen e Mckeon në Tëitter, duke e quajtur atë një “zotëri të përsosur dhe një shpirt luftarak”.

McKeon la pas vetës nëna e tij dhe motra e tij më e vogël, aktorja Nancy McKeon.