Modelja shqiptare shkëlqen me paraqitjen, nga New York-u

Lorena Haliti është një modele shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që ka marrë një vëmendje të madhe falë bukurisë dhe formave të saj trupore, shkruan Indeksonline. Format e saj kanë bërë që ajo të jetë një modele mjaft e suksesshme dhe të pozojë për marka të njohura.

Lorena ka një numër të madh ndjekësish në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo së fundmi pozoi nga New York-u, ku dukej me një pamje të freskët dhe plotë bukuri.

Kujtojmë se ajo u bë e njohur edhe për paraqitjen e saj në videoklipin e reperit Ledri Vula në këngën ‘Rio’ .