Modelja e njohur edhe pse shtatzënë, s’heziton t’i “ngacmojë” fansat

Modelja e njohur Ashley Graham 31- vjeçare,  ka një karrierë të bujshme në fushën e modelimit, shkruan Indeksonline.Ajo vazhdon të jetë aktive, edhe pse karriera e saj ka nisur, që nga viti 2000.

Tanimë ajo është shtatzënë për herë të parë dhe këtë e ka bërë të ditur vetë modelja, e cila nuk heziton të ekspozojë format e saj trupore edhe në këtë gjendje.

Njësoj ka bërë edhe së fundmi me publikimin e disa fotografive nga evenimenti i organizuar nga këngëtarja Rihanna ku edhe Grahami kishte marrë pjesë.

E veshur me një fustan të tejdukshëm ajo ngacmoi edhe njëherë miliona fansa që e ndjekin modelen në Instagram.