Metoda që duhet t’i dini për të qëndruar më gjatë në take

Për të gjitha gratë takat janë simbol i feminilitetit.

Ndaj tyre ndjejmë një admirim nëse i shohim në vitrina të dyqaneve, në revista, në internet bile edhe në këmbët e grave qe i shohim në rrugë, edhe kur takat e tyre janë mbi 10 centimetra ne biem në dashuri me to.

Me taka të holla gozhdë apo platformë ose ortopedike, me gishtat jashtë apo të mbyllura, ka për të gjitha shijet, e rëndësishme është të gjejmë modelin që na përshtatet më shumë. Sepse është e vërtetë që një femër që ecën e sigurt mbi taka 12-ëshe duket e parezistueshme, por është po aq e vërtetë se nëse thyen gjunjët, nuk ka të njëjtin efekt.

Ecja mbi taka nuk është një dhunti që e posedojnë të gjitha gratë e botës, por e vetmja që mund të bëjmë është të përmirësohemi hap pas hapi, duke bërë praktikë dhe duke lexuar këshilla.

Ne ju sjellim disa truke që do të ju lehtësojnë ecjen mbi taka.
-Kur zgjidhi këpucë me takë shumë të lartë, merrini një numër më të madh, kështu nuk do ju shtrëngojnë gishtat.

-Në dyqan kontrolloni gjithmonë hekurin e takës, nëse leviz, kërkoni një palë te reja.

-Fillestaret mund ta nisin me takat ortopedike dhe të kenë parasysh që me lehtë ecet mbi takat e këpucëve të mbyllura apo sandaleve me shumë rripa.

-Të kuptosh deri ku është kufiri që duron dhe të zgjedhësh atë lloj take me të cilën arrin të ecësh në mënyrë elegante dhe te shkujdesur. Këpucët dhe sandalet platformë janë zgjidhja më e mirë në kësi rastesh.

-Mos veshë dy ditë rresht të njëjtat këpucë dhe të alternosh llojet e takave.

-Të mbash qëndrimin e duhur: koka dhe balli lart, shpina drejt, gjunjtë të papërthyer. Përpara se të mbathen takat e larta, mund të bëni nxemjen e kaviljes me lëvizje të vogla rrethore.

-Të stërvitësh çdo ditë nyjet e këmbëve dhe thembrat, duke ecur me atlete.