Mënyra si të largojmë ankthin për shkak të coronavirusit, ndërsa të gjithë jemi mbyllur në shtëpi

Teksa për të gjithë këto janë ditë të vështira për shkak të distancimit social dhe izolimit në shtëpi, sërish ka disa gjëra të vlefshme që mund t’i bësh për veten, për të larguar gjendjen e stresit, ankthit që krijon kjo lloj situate

Këtu janë gjashtë gjëra të thjeshta, provojini edhe ju!

1. Bëni frymëmarrje të shpeshta

Ankthi krijon energji nervore e cila mbërthehet në trupin dhe mendjen tuaj. Frymëmarrja e lëviz atë rreth trupit dhe e bën të paqartë. Provoni ta shihni ankthin si parashikim ndaj gjërave të reja. Jepi merr frymë thellë. Mos lejoni që ankthi t’ju mbajë të ngrirë dhe të pafuqishëm, lëvizni!

2. Shkruani në fletore

Blini një fletore për praktikën tuaj të re pozitive. Përdoreni çdo mëngjes dhe shkruani gjithçka keni në mendjen tuaj. Mos harroni se është energji nervore, dhe ju mund t’i jepni formë fjalës dhe ta shprehni atë. Pasi ta keni shkruar, mbyllni sytë dhe merrni frymë dy herë.

3. Lini veten të lirë

Gjërat e mrekullueshme ndodhin kur i lini ato të shkojnë, këshillon Class. Provo t’ja thuash vetes këtë frazë: Unë lëshohem, unë dorëzohem…Për të shkuar një hap më tej, shtrihuni dhe mbyllni sytë dhe thoni frazat pa pushim derisa të ndjeni gjithë trupin tuaj duke rënë në qetësi.

4. Trokisni për lehtësimin e ankthit

Bëni dorën në grusht. Filloni të trokisni grushtin tuaj mbi një fletë dhe të merrni frymë në të njëjtën kohë. Kjo teknikë adreson rezistencën rreth frymëmarrjes suaj të shkaktuar nga ankthi dhe lejon që rrugët ajrore të hapen në mënyrë që oksigjeni të futet më shpejt në trupin tuaj.

5. Thuaj “Po kthehem” si mantra juaj

Të thuash këtë si një mantër është një veprim pozitiv në të tashmen. Fjalët ju sjellin menjëherë në të tanishmen, një vend ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës duke shmangur! Të qenit prezent lejon që mendimet tuaja të vëzhgohen më lehtë dhe kjo është një praktikë efikase.

6. Relaksohu

Edhe pse po i kalojmë këto ditë në shtëpi, në fund të ditës merrni kohë për të jetuar një gjendje relaksi. Bëni një banjë të ngrohtë, ndizni disa qirinj përreth jush, futuni dhe zhytuni në vaskë me ujë të ngrohtë. Nëse nuk keni një vaskë, si tjetër mund të pushoni? Një dush i nxehtë? Një shishe me ujë të nxehtë në barkun tuaj teksa jeni shtrirë në shtrat? Përshtatjuni situatës tuaj.