Mansory me ofertë të re për Urusin e Lamborghinit

Në ofertën e kompanisë që merret me modifikimin e veturave, Mansory, është shfaqur edhe një paketë për modifikimin e Urusit të Lamborghinit.

Paketa me emër “Mansory Urus Soft Kit”, ndër të tjera, përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësit anësor të lakuar, mbrojtësi e pasmë shtesë (difuzer), si dhe mbrojtësi e pasmë shtesë (spoiler) në çati, të gjitha nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në dispozicion është edhe sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, set i ri i rrotave prej 22 deri 24-inç, amortizatorët e modifikuar, si dhe interier i modifikuar.

Nën kofanon e këtij Urusi, gjendet motori 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 478 kW/650 kuajfuqi.