Kujdes kur lani fytyrën, bëni mirë t’i shmangni këto gabime

Pastrimi dhe pse duket si një procedurë e rëndomtë, është baza e trajtimit të fytyrës. Prandaj është shumë e rëndësishme të bëjmë kujdes. Për një lëkurë të shëndetshme mjafton të ndiqni këto hapa bazë.

Produkti i gabuar

Pastruesi i duhur duhet të heqë, plotësisht, papastërtitë, make up-in dhe grimin, por jo të largojë gjithë vajin e lëkurës dhe qelizat e shëndetshme. Zgjidh një që e bën këtë punë dhe nuk është as shumë i butë, as shumë i forte.

Temperatura e ujit

Është shumë i njohur miti që uji i ngrohtë hap poret dhe i ftohti i mbyll. E vërteta është që poret nuk kanë muskuj për t’u hapur dhe për t’u mbyllur. Ndërkohë që dhe pse mund të pëlqejë ndjesia e ujit të ngrohtë në fytyrë,  ai prish punë me yndyrën natyrale dhe mbrojtëse të lëkurës dhe çon në mbitharjen e saj ose mbiprodhimin e sebumit, ose yndyrës. Uji i vakët është më i mirë për të pastruar pa dëmtuar.

Mosshpëlarja e mirë e lëkurës

Nëse nuk e shpëlan mirë fytyrën rrezikon që të të bllokohen poret e lëkurës. Shpëlaje gjithmonë të gjithën, edhe kur je vonë në mëngjes ose shumë e lodhur në mbrëmje. Konturet e saj poshtë nofullës, ku nisin flokët dhe hunda janë zonat më të neglizhuara zakonisht, prandaj jepu pak vëmendje!

Fshirja me peshqir

Fshirja mund të të pëlqejë, por ai e ngjesh dhe e tërheq lëkurën, që e dëmton elastinën. Dhe mos merr peshqirin e parë të duarve që të del përpara. Mendo për peshqirë të pastër dhe të butë që e respektojnë fytyrën e sapolarë.