Kjo është mosha kur bëhemi më pak aventuresk

Sipas hulumtuesve në Mbretërinë e Bashkuar, edhe aventurat e kanë një limit.

Në një anketim me 2,000 persona, 36% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se marrja e vendimeve të rrezikshme ka filluar të duket më pak joshëse posa janë futur në vitet e tyre të 30’ta.

Më saktësisht, shkencëtarët thonë se mosha 34-vjeçare është ajo kur fillojmë të bëhemi më pak aventuresk.

Gjysma e pjesëmarrësve kanë thënë se kjo ndodh pjesërisht për shkak të faktit se aftësitë e tyre fizike fillojnë të dobësohen me kohën.

Më shumë se 30% kanë deklaruar se ndihen që krijimi i familjes ua ka ndalur epshin për aventurë, ndërkaq një pjesë tjetër nuk bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe nuk marrin pjesë në aktivitete të rrezikshme në rast se ndikon në karrierën e tyre.