Këtyre shtatë stilistëve me famë botërore ua dini emrin, por nëse i shihni në rrugë nuk i njihni

Jo të gjithë stilistët e njohur të modës janë njerëz publikë. Ndoshta shumica prej nesh kanë dëgjuar emrat e tyre dhe madje veshin rroba me etiketën e tyre të famshme

Megjithatë, pak prej nesh mund të imagjinojmë se si duket Calvin Klein ose Tommy Hilfiger.

Bright Side na tregon foto të këtyre njerëzve që fshihen pas markave të shtrenjta. Me siguri nëse i hasni në rrugë, nuk e dini se kush janë!

Marc Jacobs, 55 vjeç

Në moshën 23-vjeçare, me mbështetjen e sponsorëve, Jacobs projektoi koleksionin e tij të parë me etiketën Marc Jacobs.

Në moshën 24-vjeçare, ai u njoh si stilisti më i ri i cili ka marrë ndonjëherë një çmim prestigjoz nga Këshilli i Stilistëve të Modës të Amerikës.

Christian Louboutin, 56 vjeç

Që kur ishte i ri, Christian ka krijuar këpucë të grave për Chanel, Yves Saint Laurent dhe Maud Frizon si një stilist i pavarur.

Në moshën 27-vjeçare, ai vendosi të krijonte kompaninë e tij dhe hapi një dyqan. Menjëherë pas kësaj, ai filloi të bënte këpucë për pjesëtarët e familjes mbretërore dhe të famshmit e Hollywoodit.

Michael Kors, 59 vjeç

Që adoleshent, Kors filloi të projektonte rrobat dhe t’i shiste ato në dyqanet e prindërve të tij.

Në moshën 17-vjeçare, ai hyri në Institutin e Modës të Teknologjisë në New York, por ai u largua pas 9 muajsh. 4 vjet më vonë, ai filloi markën e tij.

Tommy Hilfiger, 67 vjeç

Në moshën 20-vjeçare, Hilfiger hapi dyqanin e tij të veshjeve, por ai falimentoi pas 5 vjetësh. Pas kësaj, ai është transferuar në New York ku ka punuar për disa marka. Në moshën 28-vjeçare, ai krijoi firmën e tij të dizajnit të veshjeve, i quajtur “Tommy Hill”.

Gjashtë vjet më vonë, me ndihmën e sponsorëve, krijoi Korporatën Tommy Hilfiger, e cila së shpejti u bë një nga markat më të famshme të veshjeve në botë.

Miuccia Prada, 69 vjeçe

Mbesa e vogël e Mario Prada filloi të zhvillonte biznesin e tyre familjar duke projektuar veshje luksoze kur ishte 29 vjeç. Në moshën 40-vjeçare, ajo krijoi dhe lancoi koleksionin e saj të parë të grave. 5 vjet më vonë, ajo lancoi një koleksion të burrave gjithashtu.

Në 2014-ën, Miuccia Prada u përfshi në listën e grave më me ndikim sipas Forbes.

Jimmy Choo, 70 vjeç

Choo ka projektuar këpucët e tij të para kur ai ishte 11 vjeç. Ai u zhvendos nga Malajzia në Britaninë e Madhe për të studiuar në Cordwainers Technical College në Londër. Pas diplomimit, Choo filloi të punojë në një kompani të dizajnit dhe shpejt ai hapi dyqanin e tij të këpucëve.

Aftësitë dhe dizenjot e tij u vunë re shpejt në Javën e Modës në Londër, pas së cilës ai u bë i famshëm në botë.

Calvin Klein, 76 vjeç

Clavin punonte në shtëpi të ndryshme të modës në New York në rininë e tij. Ai gjithashtu punoi si artist edhe në rrugë, herë pas here.

Në moshën 26-vjeçare, ai themeloi kompaninë “Calvin Klein Inc.” së bashku me mikun e tij Barry K. Schwartz në New York. Fillimisht, kompania ishte e specializuar në veshje për meshkuj, por më vonë ai përfshinte edhe veshjet e grave në linjën e tij të prodhimit.