Këngëtarja shqiptare: Bashkëshorti im duhet të ketë lekë më shumë se unë

Era mendon se bashkëshorti i saj duhet të jetë më i pasur se vetë ajo.

Era Rusi ishte e ftuar së fundmi në “Thumb on”, ku gjatë intervistës foli edhe për jetën private.

Era tregoi se ende nuk e ka gjetur partnerin e duhur dhe tregoi se bashkëshorti që ajo ka ëndërruar të ketë pak më shumë lekë se ka ajo që ai të mos ndihet inferior.

“Gjithmonë kam kërkuar që ai të ketë diçka më shumë se mua, mashkulli që kam ëndërruar unë dua të ketë 50 cent më shumë. Krijohet një lloj inferioriteti për mashkullin nëse nuk ndodh kështu. Jo më shumë, por mos ta ndejë që e mban gruaja. Ai mos të ndihet inferior ndaj meje”, shprehet Era.