I dashuri i Dua Lipës bën gjestin më të bukur për shqiptarët

Anwar Hadid ka peronalizuar një xhaketë të firmës së njohur botërore duke i shtuar në shpinë një shqiponjë të madhe.

Tash me siguri se do të filloni ta duani të dashurin e ri të Dua Lipës.

Ai është shfaqur dorë për dore me Duan, e ndërsa çifti është fotografuar me shpinë të kthyer, një detaj i bukur vërehet në xhaketën që Anwar ka të veshur, shkruan Gazeta Express.Hadid ka një shqiponjë të madhe me gurë shkëlqyes, të cilën e ka personalizuar në firmën e njohur ‘Bond’.

Anwar gjatë javës së kaluar ka vizituar për herë të parë Kosovën, duke marrë pjesë në Sunny Hill në Prishtinë, e duket se çdo herë e më shumë po i pëlqen dhe po lidhet me kulturën shqiptare./Gazeta Express/