Heidi Klum pozon toples

Heidi Klum, 45-vjeç dhe i dashuri i saj, muzikanti 29-vjeçar Tom Kaulitz po qëndrojnë në Hong Kong, prej nga modelja ka postuar një fotografi toples.

Ata janë në lidhje që nga marsi i vitit të kaluar. Edhe pse fillimisht e fshihnin lidhjen e tyre, tani ata po bëjnë të kundërtën. Në të gjitha mënyrat e mundshme ata tregojnë se sa shumë janë në dashuri.

Klum tregoi edhe një herë se vazhdon të mbajë linja perfektë të trupit pavarësisht se është larguar qe sa kohë nga pistat e modës.

Shumë prej komentuesve, të mahnitur me pamjen e saj, thanë se Klum lirisht mund të konkurrojë edhe sot me koleget e saj më të rinj.

Kohët e fundit, Heidi deklaroi se fëmijët e saj, Helena Leni (14), Henry (14), Joihan (12) dhe Lou (9) nuk mund të presin për martesën e saj me Tom.