Gjethet e dafinës, magjike për lëkurën

Ndonëse nuk mund të konsumohen direkt, gjethet e dafinës mund të shtohen në shumë pjata duke i bërë ato më të shijshme.

Këto bimë aromatike përdoren gjithashtu për të përgatitur parfume e aroma, pasi vaji esencial i përftuar prej tyre ka veti të shumta medicinale dhe terapeutike.

Ndihmon lëkurën të duket e re dhe e shëndetshme

Komponentët e gjendur në gjethet e dafinës neutralizojnë radikalet e lira të cilat dihet tashmë që nxisin formimin e rrudhave dhe vijave të holla. Ju mund të krijoni një trajtim në kushtet e shtëpisë duke e vendosur fytyrën mbi një ibrik me avull ku po zieni disa gjethe dafine në ujë.

Relakson trupin dhe eliminon bakteret që shkaktojnë aroma të këqija

Një banjë luksi dhe aromatike me gjethe dafine të thata të cilat janë copëtuar vetvetiu në kavanozin e erëzave, ju garanton një përvojë të mrekullueshme SPA-je.

Zbardh lëkurën dhe dhëmbët 

Nëse doni një lëkurë më të lëmuar, thjesht zjeni dafinë në ujë. Uji i gjetheve të dafinës i përdorur për shpëlarje ju freskon lëkurën dhe përshpejton thajren e akneve e të puçrave. Përdorimi i një gjetheje të thatë dafine 2 herë në javë për të masazhuar dhëmbët tuaj, ju siguron një buzëqeshje me të bukur.

Trajton zbokthin dhe parandalon rënien e flokëve

Zierja e gjetheve të dafinës në ujë dhe shpëlarja e flokëve me këtë infuzion (pasi të jetë ftohur) mban larg zbokthin. Gjithashtu parandalon rënien e flokëve, shkruan shije.al. Mund të masazhoni zonat e skalpit ku ju kanë rënë flokët me vaj esencial dafine dhe do të shihni që prej aty do të gjenerojnë flokë të rinj.