Genta Ismajli pasi zyrtarizon të dashurin, mbulohet me…

Kështu mbulohet me trëndafila Genta Ismajli.

Është nga këngëtaret më të përfolura dhe më të komentuara në shoëbizin shqiptar.

Është kjo Genta Ismajli, emri i së cilës nuk kalon ditë pa u përmendur e sidomos në këto ditët e fundit, shkruan Kosovarja. Që kur është kuptuar se tanimë atë nuk e kemi beqare dhe e kemi në lidhje, të gjithë sytë i kanë nga ajo, për të parë dhe për të dëgjuar çfarë po bën.

Edhe pse kërkesat po janë tejet të mëdha për të ditur më shumë rreth lidhjes së saj, nga këngëtarja nuk e kemi as lëvizjen më të vogël.

Gentën e kemi parë shumë të rezervuar, dhe të mbyllur në këtë pjesë. Por ka diçka që po flet më shumë se fjalët e saj.

Janë paraqitjet e saj dhe imazhet e njëpasnjëshme që po sjell, ku po flasin më shumë se gjithçka, ashtu sikurse ky imazh i fundit që dha shumë për të kuptuar.

Genta është paraqitur para shumë trëndafilave të cilët i mbante në dorë, që me gjasë të ia ketë dhuruar i dashuri turk.