Falimenton brendi i modës “Forever 21”

“Forever 21 Inc.”ka kërkuar për mbrojtje falimentimi sepse brendi i modës nuk ka mundur t’iu bëjë ballë qirave të mëdha dhe konkurrencës së ashpër.

Dokumentet tregojnë se “Forever 21” ka detyrime rreth 1 dhe 10 miliardë dollarë.

Gjykata e ka lejuar kompaninë me bazë në Los Anxheles që të vazhdojë të operojë derisa ta gjejë një plan se si t’i borxhet dhe të rikëmbet prapë.

Brendi ka qenë shumë i popullarizuar mes tinejxherëve për shkak të dizajneve me çmim të volitshëm dhe pamje të mirë, por që këta konsumatorë tani po preferojnë më shumë brende tjera.

E themeluar në vitin 1984, kompania “Forever 21” i ka gjithsej 815 dyqane në 57 shtete. Javën e kaluar, kompania ka treguar se do të largohet nga tregu japonez dhe do t’i mbyllë gjithsej 14 dyqanet aty deri në fund të muajit tetor.

Kompania planifikon që t’i mbyllë shumicën e dyqaneve në Azi dhe Evropë, por planifikon të operojë në Meksikë dhe Amerikë Latine.