Falafel -qoftet e famshme të Lindjes së Mesme

Përbërësit:
200 gr qiqra të thata
1 thelpinj hudhre
1 qepë e njomë
1 lugëz qimnon
1/2 tufë koriandër
1/2 tufë magdanoz
1 lugëz sodë bikarbonë
kripë dhe piper i zi
vaj per skuqje

Udhëzimet:
1 Qiqrat e thata vendosini në ujë me një lugëz sodë buke për rreth 24 orë.

2 Shpëlani dhe kulloni mirë e pastaj vendosini në mikser bashkë me pjesën e bardhë të qepës, hudhrën dhe të gjitha erëzat e tjera.

3 Grijini shumë mirë derisa të përfitoni një brumë homogjen.

4 Me këtë përbërje formoni qofte të vogla, të cilat duhet t’i vendosni në një pjatë që të pushojnë në frigorifer për afro një orë.

5 Qoftet (falafelët) e përgatitur skuqini në vajin e nxehtë për 3-4 minuta secilën, derisa të marrin një ngjyrë të artë.

6 Vendosini në letër kuzhine, në mënyrë që të thithin vajin e tepërt.

7 Shërbejini të shoqëruara sipas dëshirës, me salcë tahini, me sallatë të gjelbër apo edhe me pite.

8 Kujdes: Nuk duhet në asnjë mënyrë të përdorni qiqrat e gatshme të konservuara për të përgatitur këtë pjatë. Ju bëfshin mirë./meshije.com