Dy javë pas aksidentit që desh u mori jetën, djemtë e ‘’Threedots’ i bëjnë një dedikim njëri-tjetrit

Rreth dy javë më parë dy artistët e grupit “Threedots” Bruno dhe Mir Vathi u përfshinë në një aksident.Ndërkohë që po shkonin për të mbajtur një koncert në Korçë, makina e tyre u përmbys në Maliq.

Fatmirësisht artistët nuk patën lëndime, por kjo eksperiencë mbeti gjatë në memorien e tyre.Ditën e sotme miku i tyre, Klajdi Haruni ka publikuar në Instagram një foto, ku tregon gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e mirë dhe se bashkë i shtohet jeta.‘Bashkë na shtohet jeta’, shkruan Klajdi përkrah fotos.