Dukja e mahnitshme që mund ta ketë hiper-makina e re nga Lamborghini

DDDKjo hiper-makinë, do të prezantohet në Frankfurt Motor Show gjatë muajit që vjen

Lamborghini ka befasuar në Pebbles Beach ku e shfaqi edicionin e limituar të Aventador SVJ 63 dhe Huracan Evo GT Celebration, derisa ka diçka speciale për Frankfurt Motor Show, që fillon shumë shpejtë, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar, është shpërndarë një imazh misterioz, ku shfaqet vetëm një pjesë e hipermakinës së re. “Diçka e re po vjen. Nuk po e shihni, hapni sytë për të ardhmen” thuhet shkurt krahas fotografisë.

Carlifestyle i ka marrë si bazë formën e dritave dhe modelin Terzo Millenoi Concept, për ta ilustruar dukjen e mahnitshme që mund ta ketë kjo hiper-makinë e re.

Sipas të dhënave të deritanishme, thuhet se ky Lamborghini mund të quhet Unico, ndërsa do të ketë nivel të lartë të teknologjisë dhe stil të mirë.