Dalja e Kim në qytet, ajo krejt i ‘çmend’

Linja e saj e KKW Beauty është  vlerësohet të jetë prej 100 milion dollarë që kur ajo e themeloi dy vjet më parë.

Dhe Kim Kardashian festoi suksesin e saj mbresëlënës të martën mbrëma me një festë të përbashkët për Krishtlindje duke festuar KKW Beauty dhe linjën e saj me motrën 22-vjeçare Kylie Jenner , transmeton Indeksonline.

Ylli 39-vjeçar i Keeping Up With The Kardashians festoi në Malibu në një restorant japonez ndërsa kishte të veshur një fustan blu mahnitës që theksonte linjat e saj perfekte.

Veshja e shkurtër  e Kim tregoi figurën e saj seksi e cila kombinoj veshjen e saj me një palë çizme të gjata deri tek gjuri.

Kim ndau këtë pamje atraktive dhe festive edhe në Instagram për adhuruesit e saj.

Gruaja e Kanye West gjithashtu u pa në shoqëri të motrës Kylie dhe nënës së saj, Kris Jenner.