Cheesecake me fruta arrore

Përbërësit:
Për kremin me shtalpë
2 ajkë të thartë/shtalpë
1 sheqer vanilje
2 lugë të vogla sheqer
Për bazën:
250 gr biskota
130 gr gjalpë
2 lugë të vogla sheqer
1 lugë e vogël arra të bluara
1 lugë e vogël lajthi të bluara
1 lugë e vogël bajame të bluara
Kremi nga djathi:
500 gr krem djath
1 limon
1 sheqer vanilje
2 vezë
4 lugë të vogla sheqer

Udhëzimet:
1 Furrën ngroheni në 180 gradë.

2 Në një enë bëjeni bashkë biskotat dhe gjalpën e shkrirë në avull. Shtojini edhe frutat arrore.

3 Në tavën e rrumbullakët vendosni letrën për pjekje dhe aty zbrazeni masën e fituar. Ngjisheni mirë me duar e më pas vendoseni të piqet në furrë për afro 5 minuta.

4 Djathin, lëngun e limonit, vezët, sheqerin dhe vaniljen miksojini derisa të fitoni një masë kremoze.

5 Me këtë krem lyejeni bazën e ëmbëlsirës së pjekur.

6 Tavën kthejeni sërish në furrë dhe vazhdojeni pjekjen edhe për 25 minuta të tjera.

7 Të gjithë përbërsit për kremin me shtalpë miksojini.

8 Ëmbëlsirën e pjekur nxirreni nga furra e lëreni të pushojë për afro 10 minuta.

9 Pastaj sipër saj, hidheni me lugë kremin e shtalpës. Ëmbëlsirën kthejeni në furrën e nxehtë edhe për 5 minuta të tjera.

10 Pas kësaj dhe përpara servimit, ëmbëlsira duhet të pushojë për të paktën 12 orë./meshije.com