Çfarë i ndodh lëkurës nëse nuk vendosni make up për pak kohë?

Nëse duhet të ndërpresësh për pak ditë ose një javë makeup-in, nuk është që fytyra të marrë frymë, sepse fytyra as nuk merr.

Kjo është sepse je duke përdorur makeup-in e gabuar ose nuk po e lan fytyrën çdo natë, ose të dyja, sipas dermatologes Jeannette Graf, nga Shkolla e Mjekësisë Mount Sinai në New York.

Nëse të krijohen puçrra, do të thotë që duhet të ndryshosh markën ose llojin e makeup-it.

Kërko fjalën “noncomedogenic”, që zakonisht nuk përmbajnë përbërës që bllokojnë poret, ose një fondotintë me acid salicilik që ka veti anti-akne.

Nuk ka rëndësi çfarë përdorni, larja e mbrëmjes është e padebatueshme.

“Lëkura heq qelizat e vjetra gjatë natës dhe produktet shtesë mund të bashkëveprojnë me to, duke nxitur puçrrat, shpejtuar plakjen dhe duke i hequr freskinë lëkurës”.

Pra, mund të përdorni make up çdo ditë, thjesht pastrojeni dhe hiqeni në mbrëmje, shkruan classlifestyle.

Kjo është ajo që ka nevojë lëkura me të vërtetë për të bërë punët e shtëpisë së saj.