Atje ku nata kushton më shumë se 2 mijë paund, një vend privat që e kanë zili të gjithë

Ishulli privat i Kokomos është një prej destinacioneve më të bukura verore. Një ishull i rrethuar nga ujëra në ngjyrë gurkali, nga plazhe me rërë të bardhë dhe që ofron të gjithë komoditetin e nevojshëm, sepse ai ka edhe një pistë helikopteri, që jua lehtëson udhëtimin drejt tij.

Kostoja? Nga £2,000 e sipër. Vertet, kostoja e qëndrimit është shumë e lartë, por tek e fundit ju keni duke paguar për të qëndruar në një prej atyre vendeve të pakta që quhen parajsa mbi tokë.

Ky ishull ndodhet në Fiji dhe është një prej ishujve me pamjen më fantastike të të gjithë ishujve në atë zonë.

Ishulli privat i Kokomos është zgjedhja e duhur për të gjithë ata që duan të arratisen nga lodhjet e përditshmërisë dhe për të gjithë ata turistë të cilët nuk duan vetëm të pushojnë, por edhe të eksplorojnë zonën rreth e qark tij.

Ai ndodhet vetëm 45 kilometra larg nga Aeroporti Ndërkombëtar i Nadit dhe është lehtësisht i arritshëm nëpërmjet helikopterëve që jane vënë në dispozicion për të gjithë turistët.

Nëse edhe ju do të vendosni të zgjidhni këtë destinacion për të kaluar pushimet tuaja verore, atëherë ju mund të zgjidhni për të qëndruar në një prej 21 vilave të vogla të gjitha me pamje nga deti, apo mund të rezervoni në një prej pesë rezidencave luksoze.

Shumë shpejt pritet që ky ishull të shndërrohet në një prej destinacioneve më luksoze të botës.

Ashtu siç u përmend edhe pak më sipër, ky ishull ju ofron edhe mundësinë për të zhvilluar sporte ujore apo për të vizituar të gjithë zonën përreth./Revista Class