Aksidentohet aktorja e njohur

Aktorja ka befasuar publikun me fotot qw zbuluan gjendjen e saj fizike.

Susan Sarandon, i ka shokuar fansat e saj me publikimin e fotografive, në të cilat shfaqet me fytyrë të mavijosur.

Ajo ka treguar se ishte rrëzuar gjatë një grumbullimi të qytetarëve në New Hampshire, me ç’rast kishte pësuar tronditje në tru.

“Pakëz rrëshqitej, tronditje në tru, hundë të thyer dhe gju të dalë nga vendi. Kështu që, siç duket nuk do të mund t’i takoj njerëzit në New Hampshire, para së gjithash senatorin Bernie Sanders. Vërtet më vjen keq që do ta humb rastin”, ka thënë aktorja. Përveç aktrimit, Sarandon është mjaft aktive edhe në politikë. Në vitin e kaluar, ajo ishte në mesin e femrave të arrestuara para Senatit në Washington gjatë protestës kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

Asokohe, qytetarët, në mesin e tyre edhe aktorja, ishin mbledhur për ta shprehur pakënaqësinë lidhur me politikat e presidentit ndaj imigrantëve.