ABT prezanton Audin “A1 më të çmendur në botë”

Kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, kësaj radhe ka një paketë shumë të veçantë për A1-shin e Audit në version Sportback.

Tani, këtë model ABT e ka emëruar si “Audi A1 më i çmendur në botë”.

Paketa e ABT-së, “Audi A1 “1 of 1””, përfshinë folien me grafik tërheqëse, si dhe set të ri të rrotave 19-inçësh me goma “Michelin Pilot Sport Cup 2” prej 265/30 R19, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ABT për këtë A1 ka zgjedhur edhe amortizatorët “H&R”, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, ulëset sportive, si dhe interier me lëkurë “Alcantara”.

Audi A1 “1 of 1” ka motor benzinë 2.0-litër Turbo të Audi TT Cup me kapacitet prej 400 kuajfuqi.

Ky “A1 më i çmendur në botë” do të promovohet në panairin e veturave të modifikuara që do të mbahet në Essen, Gjermani, nga 30 nëntor deri 8 dhjetor.