7 trendet e këpucëve që duhet të dini për vjeshtën e këtij viti

Pasi kemi konsideruar tendencat e fundit të xhaketave, palltove, pulovrave, ka ardhur koha t’u kushtojmë vëmendje edhe këpucëve, pjesëzës më të rëndësishme të një total look-u! Ka një lajm të mirë, shumë prej trendeve të reja të këpucëve janë përsëritje e sezoneve të tjera, pra dollapi i këpucëve ka nevojë vetëm për një rifreskim të vogël.

Ka një kontradiktë në fakt mes trendeve të reja që do mbizotërojnë stinën, nga njëra anë kemi këpucët super ekstravagante me pupla dhe xixa dhe nga ana tjetër këpucët super të rehatshme që ju bëjnë të ndiheni sikur jeni duke ecur mbi re. Që nga sfilatat e Londrës e deri tek ato të Parisit, në listën e mëposhtme kemi përmbledhur top trendet e vjeshtë-dimër 2019-2020.

1

Këpucët me platformë jumbo
Pas modës së viteve ’40, ’70, platfroma rikthehet sërish dhe kësaj radhe edhe më e madhe. Nuk e shihni veten në këtë trend? Përpara se të thoni jo, mendohuni dy herë…

2

Çizmet treçerekëshe
Mbase nuk ju duket një tendencë e re sepse shumë prej nesh i kanë një palë të tilla, por nëse një trend është shumë i përdorur s’mund ta lëmë pa e nënvizuar edhe këtu. Bazike ose komplekse këto çizme janë edhe një herë më shumë trend këtë vit.

3

Këpucët me pupla
Puplat janë ndër elementet që po tërheqin më shumë vëmendjen në koleksionet e fundit të markave të mëdha. Në ngjyra të ëmbla dhe me pupla, direkt nga pasarelat do të gjeni sandalet e ëndrrave për sezonin e ri.

4

Këpucë/ çizme të kuqe
Ngjyra tipike e vjeshtës? E kuqja! Nëse përpara disa vitesh i keni blerë një palë këpucë në këtë ngjyrë, ka ardhur momenti t’i përdorni sërish.

5

Sandalet e veshura me geta
Ky sezon është i këtij trendi… Behuni kreative dhe përdorni getat e zeza me sandalet në ngjyrë të ndezur, njësoj si në vitet ’40!

6

Atletet-çizme
Nuk ka gjë më të rehatatshme sesa atletet-çizme dhe këtë e kemi provuar gjate vitit të kaluar që atletetet Balenciaga ishin hiti i Instagram-it.

7

Këpucët me majë katrore
Me rikthimin e trendit të viteve ’90, nuk do të keni më alergji ndaj majave katrore, ky sezon do të sjellë një tjetër interpretim për këto tip këpucësh.