5 trendet e papritura të modës që të gjithë po i ndjekin në verë

Moda gjithmonë përpiqet të sjellë gjëra të bukura për feminilitetin dhe natyralitetin. Stilistët janë gjithmonë të gatshëm të na befasojnë dhe të krijojnë trende unike në mënyrë që njerëzit të duken sa më bukur. Mirëpo, që të dukeni sa më këndshëm, duhet edhe të dini si t’i kombinoni veshjet tuaja. Ne do t’ju vijmë në ndihmë përmes këtij artikulli duke ju udhëzuar mbi trendet aktuale të verës:

Çantat e vogla

Çantat gjigande nga sezoni i kaluar janë zëvendësuar nga ato me përmasa më të vogla. Sot ky mini aksesor është një objekt i dëshiruar për shumë vajza që e ndjekin modës. Këtë vit stilistët kanë paraqitur shumë çanta interesante në këto përmasa.

Çantat shumë të vogla

Ekzistojnë edhe çanta shumë më të vogla që mund të quhen lehtësisht, aksesori i kukullave Barbie. Kjo tendencë e pazakontë ka shkaktuar shumë meme në rrjetet sociale, ku shumë shkruajnë “çfarë mund të futet në këtë çantë mikroskopike?”Sidoqoftë sado e habitshme mund të tingëllojë, kjo lloj çante doli në shitje për 258 dollarë dhe grupi i parë i tyre u shit brenda 2 ditëve.

Pantallona të shkurtra biçiklete

Kjo tendencë na kujton vitet ’90. Ajo u kthye në modë falë Kim Kardashian, kur ajo filloi t’i veshë ato kudo. Këto pantallona të shkurtra duken mjaft bukur, me këmisha të lirshme, por jo vetëm.

Pantallonat e çara

Stilistët kanë menduar një truk se si t’i bëjnë vajzat të duken më të gjata: përmes pantallonave të çara. Formula është e tillë: pantallona me bel të lartë dhe të çara në të dyja anët.

Zinxhirë për syzet

Zinxhirët për syze janë gjithashtu tendenca tjetër që do të shikoni shpesh në plazh. Versionet më të njohura vijnë me perla dhe rruaza shumëngjyrësh./Revista Class