5 llojet e çantave që do dominojnë sezonin e ri

Njësoj si çdo vit, sezonet e reja vijnë bashkë me tendencat e reja të modës dhe sigurisht nuk mund të mbeten pa qartësuar dhe trendet e reja të aksesorëve, veçanërisht çantat… Tendencat variojnë dhe, në fakt, çantat që do dominojnë vjeshtën dhe dimrin janë stile të reja të llojit klasik të tyre.

Çantat e stilit “tote”, të preferuarat e shumicës së vajzave, do të vazhdojnë të jenë në modë, por a është rifreskuar pamja e tyre? Me siguri që po, dhe bashkë me të edhe funksionaliteti që kanë. Këtë sezon, çantat do të jenë më pak praktike, më pak të rehatshme… Sa keq!

1 Çanta e dorës
Falë drejtorit kreativ të Bottega Veneta, Daniel Lee, çanta e dorës në sezonin e ri do të rikthehet në modë në një formë të ndryshuar, ajo do të jetë më e madhe dhe në material më të butë, pse jo edhe me tekstil të veçantë… Interesante?

2. Çanta me pellush
Pellushi është një përsëritje e sezoneve të tjera, por kësaj radhe do ta shohim edhe në çanta ashtu sikurse edhe Chanel propozon. Ky stil çante mund të themi se është perfekt për dimrin, ngrohtësinë e palltove dhe xhupave, por edhe temperaturat e ulëta.

3. Çanta e kornizuar
Çanta e strukturuar tipike klasike rikthehet në modë në sezonin vjeshtë-dimër. Më shumë sesa një çantë vintage, ajo është shoqja më e mirë e vajzave që përqafojnë stilin tradicional e klasik.

4. Çanta e madhe “tote”
Kur vjen çështja tek përmasat, ky sezon është më kontradiktori nga të gjithë! Nga njëra anë shpiket çanta më e vogël dhe nga ana tjetër, çanta e madhe që nxë çdo gjë brenda është ende në modë… A ka diçka me praktike sesa kjo çantë?

5. Çanta në miniaturë
Jacquemus shpiku çantën më të vogël në koleksionin e tij vjeshtë-dimër 2019 dhe të gjitha vajzat u çmendën pas këtij trendi… Është vërtetë funksionalë një çantë ku mund të fusësh vetëm buzkuqin?/Revista Class